Sunday, August 17, 2014

Ekonomia e Kosovës

EKONOMIA E KOSOVËS

Ekonomia e Kosovës përbën një ekonomi të re dhe dinamike. Baza e saj është transformuar nga një ekonomi centraliste, e dirigjuar,  në një ekonomi të hapur të tregut. Qëllim  në vete tashmë është rritja e konkurrencës së kësaj ekonomie, duke rritur kapacitetin e saj eksportues për të zvogëluar deficitin tregtar që Kosova aktualisht ka. 

Si vend i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit, Kosova ofron një sërë përparësish komparative siç janë: popullsia e re dhe mjaftë mirë e kualifikuar, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, politika fiskale me taksat më të ulëta tatimore në rajon, pozita gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-së dhe në atë të Bashkimit Evropian. Kosova përveç se është anëtare e CEFTA-së,  në qershor të vitit  2009 është anëtarësuar edhe në FMN (Fondi Monetare Ndërkombëtar) dhe BB (Banka Botërore) dhe aspiron në mekanizma tjerë të fuqishëm ekonomiko-financiar si BERZH, Organizata botërore e Tregtisë OBT etj. 


Statistikat vitale të ekonomisë
  • Nr. i banorëve: 2.2 milion
  • Sipërfaqja: 10,908 km²
  • GDP: 4.2 miliardë € ( 2010 vl)
  • GDP shkalla e rritjes ekonomike:4.0% (2010 vl)
  • GDP për kokë banori:1909 €  (2010 vl)
  • GDP - ndarja në sektorë: bujqësia 20%, industria 20%, shërbimet 60%
  • Shkalla e papunësisë rreth 40.%
  • Shkalla e inflacionit: 3.5% (2010)
  • Energjia:
  • Prodhimi: 5596 miliard kwh (2010)
  • Shpenzimi: 6062 miliard kwh (2010)
  • Shkembimet tregtare
  • Eksportet: 295.0  milion  € (2010)
  • Partnerët kryesor te eksportit: Italia ( 27.1%), Shqipëria (10.4%,) Maqedonia (8.9%),  Zvicrra (6.0%)Gjermania(5.3%), Kina (5.0%) Turqia (3.2%), Serbia (2.1%), Sllovenia (1.3 %)..
  • Mallrat që eksportohen: mallra të përpunuara (56%), materiale të papërpunuara (25%), ushqime dhe kafshë të gjalla 6%, lëndë djegëse 4%, makineri e pajisje transporti (3%), etj[1].
  • Importet: 2,157 milion € (2010)
  • Partnerët e kryesorë të importit: Maqedonia (14.8%), Gjermania (13.0%), Serbia (12.1%), Turqia (7.0%), Kina (6.3%), Italia (4.7%), Shqiperia (3.2%), Sllovenia (3.0%).
  • Mallrat që importohen: makineri dhe pajisje transporti (21%), mallra të përpunuara (20%), lëndë djegëse (16%), ushqime dhe kafshë të gjalla (16%), produkte kimike (10%) etj[1].
  • Resurset natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro-nikeli dhe toka pjellore bujqësore.
  • Valuta: EURO

EKONOMIA

Kosova ka një ekonomi të re dhe dinamike. Baza e saj është transformuar nga një ekonomi centraliste, e dirigjuar, në një ekonomi të hapur të tregut, cila transformimin e saj të thellë e ka përjetuar pas vitit 1999, me çlirimin e Kosovës nga Serbia. Një ndër sfidat me të cilat ajo u përball gjatë dekadës së fundit është edhe procesi i privatizimit. Gjatë vitit 2009 gjithsej 114 ndërmarrje shoqërore (NSH), të reja u shpallen për privatizim, duke ngritur kështu në 569 numrin e gjithsej NSH-ve të tenderuat për privatizim deri në fund të vitit 2009. Nga këto për 521 ndërmarrje janë  nënshkruar kontratat e shitjes, ndërsa 48 tjera priten të nënshkruhen  (25 prej tyre janë privatizuar në spin-off special).

E ndodhur në Evropën Juglindore, ekonomia e Kosovës është bërë pjesë e integrimeve ekonomike të këtij rajoni, të cilat ofrojnë mundësitë e zgjerimit të tregut në një hapësirë mjaftë të gjerë. Qellim  në vete tashmë është rritja e konkurrencës së kësaj ekonomie, duke rritur kapacitetin e saj eksportues për të zvogëluar deficitin tregtarë që Kosova aktualisht ka. Si vend i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit Kosova ofron një sërë përparësish komparative si: popullsinë  e re dhe mjaftë mirë të kualifikuar, ku mosha mesatare e saj është mjaftë e re, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, politika fiskale me taksat më të ulëta tatimore në rajon, pozita gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-së dhe në atë të Bashkimit Evropian. Kosova përveç se është anëtare e CEFTA-së, në qershor të këtij viti është anëtarësuar edhe në FMN (Fondi Monetare Ndërkombëtar) dhe BB (Banka Botërore) dhe aspiron në mekanizma tjerë te fuqishëm ekonomiko-financiar si BERZH, Organizata botërore e Tregtisë (OBT) etj.

SHKËMBIMET TREGTARE TË KOSOVËS

Kosova gjatë vitit 2010 arriti një vlerë rreth 2.45 miliard euro në shkëmbimet tregtare, e që krahasuar me një vit më parë kishte një rritje të këtyre shkëmbimeve për rreth 17%.

Importet e mallrave të Kosovës gjatë vitit 2009 kapën vlerën rreth 2.16 miliard euro, që paraqet një rritje nominale prej 11.48%. 

Eksportet e Kosovës në vitin 2010 ishin 295.9 milionë euro, që paraqet një rritje nominale prej rreth 79% krahasuar me vitin paraprak. Deficiti tregtar u zvogëlua në një shkallë të lehtë nga 91.5% sa ishte në vitin 2009, në 86.3% në vitin 2010 duke arritur përqindjen më të lartë të mbulimit, që nga paslufta me një shkallë prej 13.7%.

Shpërndarja gjeografike e tregtisë së Kosovës gjatë vitit 2010

Partnerët kryesor tregtarë të Kosovës mbeten vendet e Bashkimit Evropian (BE-së) dhe ato të rajonit (anëtare të CEFTA-së).

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së ishin 44.7% të totalit të përgjithshëm, që krahasuar me vitin paraprak janë rritur për 3.71%. Eksport drejt vendeve të CEFTA-së ishin 24.1% të vlerës totale, krahasuar me vitin paraprak kanë pasur një ulje prej 25.39%, kurse eksportet drejt vendeve të tjera përfshijnë 31.2% të vlerës së përgjithshme.

Eksportet e Kosovës sipas grupit të vendeve për vitin 2010

Importet e Kosovës në vendet e BE-së ishin 38.4% të totalit të përgjithshëm, që krahasuar me vitin paraprak janë rritur për %. Eksport drejt vendeve të CEFTA-së ishin 37.3% të vlerës totale, krahasuar me vitin paraprak kanë pasur një ulje prej %, kurse eksportet drejt vendeve të tjera përfshijnë 24.3% të vlerës së përgjithshme. 

Importet e Kosovës sipas grupit të vendeve për vitin 2010



Partnerët kryesor të Kosovës në eksport dhe import
Nr.VendetEksporti (000) €Pjesmarrja në total %Importi (000) €Pjesmarrja në total %
1.Italia80.19327.1100.6034.7
2.Shqiperia30.84110.469.7143.2
3.Maqedonia26.3088.9319.31314.8
4.Zvicrra17.7866.020.9811.0
5.Gjermania15.5875.3280.61713.0
6.Kina14.7795.0135.4066.3
7.Serbia3.9411.3260.47112.1

Kosova importon prej vendeve të Bashkimit Evropian pjesën më të madhe të automjeteve, makinerive dhe pajisjeve, produktet e duhanit, të naftës, materiale ndërtimi, produkte ushqimore etj. Eksportet e Kosovës në tregun e BE-27, dëshmojnë një nivel të ulët të konkurrencës, për faktin se përbëhen kryesisht nga mbeturinat e metaleve të ndryshme dhe në masë më të kufizuar nga disa prodhime industriale si feronikeli, materialet e ndërtimit, prodhimet e drurit etj.

Tregtia me vendet tjera të botës

Ndonëse mbi 3/4 e tregtisë së Kosovës është e orientuar drejt vendeve të CEFTA-s dhe atyre të BE-27, Kosova ka shkëmbime tregtare me pjesën më të madhe të vendeve të botës, kryesisht në drejtim të importeve. Ndër këto vlen të përmenden Turqia, nga e cila importohet rreth 7% e vlerës se përgjithshme të importeve dhe Kina, prej se cilës Kosova importon rreth 6.3% të importeve të përgjithshme ndërsa edhe eksportet drejt këtij vendi të largët aziatik përfshijnë 5% të totalit të përgjithshëm të eksporteve kosovare.

Eksportet dhe struktura e mallrave të eksportuara

Pjesën më të madhe të eksportit në vitin 2010, me 51%, e zinin mallrat e përpunuara, me vlerë rreth 150.9 milion € ,mallra të tjera të pa përpunuara përfshinin 25% të eksporteve me vlerë prej 60.1 milion . Pjesa tjetër përfshinë; ushqime dhe kafshë të gjalla 6%, lëndë djegëse 4%, makineri dhe pajisje 3% pije e duhan 2% dhe produkte kimike 1% e vlerës se përgjithshme të eksportit. Më poshtë janë paraqitur edhe krahasimet me vitin paraprak.

Eksporti sipas grupeve të produkteve për vitin 2010 (2009)


Importet dhe struktura e mallrave të importuara

Importet në vitin 2010 përbeheshin nga makineri e paisje transporti 21% me vlerë rreth 453.1 milion €, mallrat e përpunuara 20%, me vlerë 431.5 milion €, ushqime dhe kafshë të gjalla 16% ose 345.2 milion€, lëndë djegëse 16% apo 345.2milion €, produkte kimike 10% me 215.8 milion €, mallrat të tjera të përpunuara 9% me 194.2 milion €, pije dhe duhan 5% me 107.9 milion €, materiale të papërpunuara 3% me vlerë rreth 64.7 milion €, yndyrna bimore dhe shtazore 1% apo 21.6 milion €.

Importi sipas grupeve të produkteve për vitin 2010 (2009)

No comments:

Post a Comment